Fusha e veprimtarisë, Grupimet e synuara, Ofertat dhe Temat e FISP

Në kantonin e Cyrihut jetojnë afro 338.000 migrante dhe migrantë nga vendet më të ndryshme të origjinës. Fachstelle für interkulturelle Suchtprävention und Gesundheitsförderung (FISP) ka për qëllim që ta përmirësojë parandalimin e varësive dhe nxitjen shëndetësore për këta njerëz dhe që kësisoj t’i kontribuojë nxitjes së integrimit në këtë fushë.

Grupimet e synuara

Aktivitetet e FISP në njërën anë i drejtohen popullsisë migracionale, ndërsa në anën tjetër institucioneve dhe ekspertëve me ose pa profil migracional.

Ofertat

Në mesin e ofertave të FISP hyjnë:

  • Veprimtaritë informative nëpër shoqata dhe organizata migrantësh, në vendtakime, qendra komunitare, institucione fetare, nëpër shkolla (p.sh. mbrëmjet prindërore) dhe në institucione të tjera në gjuhë të ndryshme
  • Arsimimi i mëtejshëm i ndërmjetëseve dhe ndërmjetësve ndërkulturorë për tema të ndryshme në fushën e parandalimit të varësive dhe të nxitjes shëndetësor
  • Publikimi i materialit të shkruar informativ si dhe puna me publikun (artikuj, emisione radiofonike) në gjuhë të ndryshme
  • Mbështetja në çështje varësie në gjuhë të ndryshme përmes projektesh vetanake si dhe ndërmjetësimi i ekspertëve dhe burimeve informative – për popullsinë migracionale si dhe për institucione dhe ekspertë me ose pa profil migracional
  • Zhvillimi i mëtejshëm ose inicimi i projekteve në bashkëpunim me organizata migracionale dhe/ose qendra profesionale, sidomos nga lëmi i parandalimit të varësive

Temat

Në lëmin Parandalimi i varësive FISP u përkushtohet para së gjithash temave në vijim:

  • Kompetenca të përgjithshme prindërore: Parandalimi primar – Informacione dhe këshilla për prindër të fëmijëve të vegjël dhe të rritur
  • Alkooli
  • Interneti
  • Medikamentet
  • Duhani

Në lëmin Shëndetësia FISP përpunon temat në vijim:

  • Informacionet për sistemin shëndetësor zviceran në bazë të Udhërrëfyesit shëndetësor të Zvicrës
  • Ushqimi dhe lëvizja përgjithësisht
  • Informacionet prindërore: ushqimi dhe lëvizja për fëmijë

Për të përmbushur detyrat e veta, FISP bashkëpunon me organizata migrantesh dhe migrantësh, ndërmjetës dhe ndërmjetëse ndërkulturore si dhe me institucione nga lëmi i arsimit, shëndetësisë, punës sociale, migracionit dhe integrimit.