Nxitja shëndetësore

Oferta e FISP në fushën e nxitjes shëndetësore aktualisht përfshin dy projekte:

Projekti VIA

Informacione për sistemin shëndetësor zviceran në bazë të udhërrëfyesit shëndetësor të Zvicrës

VIA janë veprimtari interaktive informuese dhe sqaruese lidhur me Sistemin shëndetësor zviceran dhe mbi tema të zgjedhura të nxitjes shëndetësore për migrante dhe migrantë. Në bazë të informacioneve të përfituara do të zgjerohen kompetencat shëndetësore të pjesëmarrësve dhe do të përmirësohet kësisoj edhe pozita e tyre brenda sistemit shëndetësor. Veprimtaritë informative do të realizohen nga moderatore dhe moderatorë të kualifikuar me profil migracional. Afishja VIA

Projekti ZüMEB

Informacione për temat e ushqimit dhe lëvizjes për fëmijë deri në moshën e shkollës fillore

Projekti i Cyrihut për ushqim dhe lëvizje (Zürcher Migrationsprojekt für Ernährung und Bewegung, ZüMEB) ka për synim të sensibilizojë popullsinë migracionale lidhur me ushqimin e shëndetshëm dhe ndikimin e lëvizjes në peshën e shëndetshme trupore të fëmijëve. Një rëndësi të veçantë me këtë rast do të ketë ndërmjetësimi i informacioneve tek prindërit nga fëmijët e moshës parashkollore dhe të shkollës fillore. Projekti do të implementohet në kuadër të programit aksional "Leichter leben – gesundes Körpergewicht im Kanton Zürich".