Projekti ZüMEB

Ushqimi dhe lëvizja e fëmijëve

Projekti i Cyrihut për ushqim dhe lëvizje (ZüMEB) ka për synim të sensibilizojë popullsinë migracionale lidhur me ushqimin e shëndetshëm dhe ndikimin e lëvizjes në peshën e shëndetshme trupore të fëmijëve. Një rëndësi të veçantë me këtë rast do të ketë ndërmjetësimi i informacioneve tek prindërit nga fëmijët e moshës parashkollore dhe të shkollës fillore. Projekti do të implementohet në kuadër të programit aksional "Leichter leben – gesundes Körpergewicht im Kanton Zürich".

FISP ofron veprimtari informative dhe diskutime për temat e mëposhtme. Në bazë të informacioneve të përfituara prindërit me profil migracional do të njohin ndërvarësitë midis ushqimit, lëvizjes dhe shëndetit dhe do të jenë në gjendje që të nxisin një mënyrë sjelljeje të shëndetshme ushqimore dhe lëvizore të fëmijëve të tyre. Veprimtaritë informative do të realizohen nga moderatore dhe moderatorë të kualifikuar me profil migracional.

Temat

Ushqimi i shëndetshëm për fëmijë
Kuptimi i ushqimit dhe pijes për shëndetin, kompozimi optimal i vakteve të drejtpeshuara, konsumi maksimal i rekomanduar i ëmbëlsirave për fëmijë, këshilla se si të bëhen të shijshme për fëmijët produktet e papëlqyera ushqimore, këshilla se si të bëhen “më të shëndetshme” produktet e gatshme, ide për një zierje të shëndetshme dhe blerje të arsyeshme.

Lëvizja e fëmijëve
Kuptimi i lëvizjes për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, nxitja ose ristimulimi i shtytjeve natyrore për lëvizje tek fëmijët, lëvizja në përditshmëri, shembuj dhe ide, rekomandime për lëvizje dhe ofertat për lëvizje brenda regjionit.

TOP

Grupimet e synuara dhe cilësimet

Veprimtaritë u drejtohen migranteve dhe migrantëve, sidomos prindërve. Ato mbahen në kuadrin publik, vende / cilësime të mundshme janë:
Projektet për integrim, shkollat e gjuhëve, shoqatat dhe organizatat e migrantëve, vendtakimet, qendrat komunitare, institucionet fetare si dhe organizatat, institucionet shoqërore dhe aktorët nga lëmi arsimor dhe social.

TOP

Gjuhët e ofruara

Veprimtaritë mund të ofrohen në gjermanisht dhe në gjuhë të tjera. Aktualisht janë në dispozicion këto gjuhë:

  • Gjermanisht
  • Shqip
  • Arabisht
  • Boshnjakisht / Kroatisht / Serbisht
  • Anglisht
  • Farsi
  • Portugalisht
  • Rusisht
  • Somaleze
  • Spanjisht
  • Tamile
  • Turqisht

TOP

Financimi

Kontratë shërbimesh me Institut für Sozial- und Präventivmedizin der Universität Zürich

TOP

Materialet

Disku ushqimor Broshura „Disku ushqimor“, në 10 gjuhë
   
Znüni-Tipps Broshura „Znüni-Tipps“
   
Lëvizja është jetë Broshura „Lëvizja është jetë“, në 10 gjuhë

TOP

Lëvizja është e shëndetshme - dhe është zbavitëse Broshura „Lëvizja është e shëndetshme - dhe është zbavitëse“, në 10 gjuhë
   
Këshilla shëndetësore për familjet Broshura „Këshilla shëndetësore për familjet“, në 7 gjuhë
   
Dhëmbët e qumështit na i ka dhënë natyra Broshura „Dhëmbët e qumështit na i ka dhënë natyra...“, në 11 gjuhë

TOP

Vjegëzat

www.bag.admin.ch
Bundesamt für Gesundheit (BAG), Informationen zu Ernährung und Bewegung

www.gesundheitsfoerderung.ch
Gesundes Körpergewicht

www.suissebalance.ch
Suissebalance – Website der nationalen Projektförderstelle Ernährung und Bewegung vom Bundesamt für Gesundheit und von Gesundheitsförderung Schweiz mit Übersicht über aktuelle Projekte und Materialien zur Förderung einer ausgewogenen Ernährung und ausreichender Bewegung für Kinder und Jugendliche in der Schweiz für verschiedene Lebensphasen

Familienhandbuch des Staatsinstituts für Frühpädagogik (IFP) mit Hinweisen zu verschiedenen Themen:

www.familienhandbuch.de
Aktivitäten mit Kindern

www.familienhandbuch.de
Ernährung

www.familienhandbuch.de
Erziehungsbereiche

www.familienhandbuch.de
Gesundheit

www.was-wir-essen.de
Was wir essen. Alles über Lebensmittel.

TOP