Varësia nis në një ditë të zakonshme.
Parandalimi gjithashtu.

Qëllimi ynë: Ne kemi për qëllim që të përmirësojmë parandalimin e varësisë dhe nxitjen shëndetësore për migrante dhe migrantë. Këtu hyjnë dhe informimi, sensibilizimi dhe stimulimi i kompetencave. Kësisoj ne japim në këtë fushë kontributin tonë për integrim.
Parandalimi i varësive: Parandalimi i varësive fillon qysh te fëmijët e vegjël dhe ka të bëjë me të gjitha gjeneratat:
sa më herët që të ofrohet mbështetja dhe që të nxiten zhvillimet pozitive, aq më pak probleme do të paraqiten më vonë. Është me rëndësi të dihet gjithashtu, se cilat situata fshehin brenda tyre rreziqe varësie dhe se si mund të përballemi me rreziqe të tilla.
Nxitja shëndetësore: Qëllimi ynë është, që t’i zgjerojmë kompetencat shëndetësore të migranteve dhe migrantëve. Për këtë shkak ne transmetojmë p.sh. informacione lidhur me shërbimin shëndetësor zviceran dhe ofrojmë këshilla për ushqim dhe lëvizje.