Fusha e veprimtarisë, Grupimet e synuara, Ofertat dhe Temat e FISP
Në Zvicër jetojnë migrante dhe migrantë nga vendet më të ndryshme të origjinës dhe me histori të ndryshme migracionale. Fachstelle für interkulturelle Suchtprävention und Gesundheitsförderung (FISP) ka për qëllim që ta përmirësojë parandalimin e varësive dhe nxitjen shëndetësore për këta njerëz dhe që kësisoj t’i kontribuojë nxitjes së integrimit në këtë fushë. Këtu hyjnë informimi, sensibilizimi dhe stimulimi i kompetencave.
Grupimet e synuara
Aktivitetet e FISP në njërën anë i drejtohen popullsisë migracionale, ndërsa në anën tjetër institucioneve dhe ekspertëve me ose pa profil migracional.
Ofertat
Në mesin e ofertave të FISP hyjnë:
- Veprimtaritë informative nëpër shoqata dhe organizata migrantësh, në vendtakime, qendra komunitare, institucione fetare, nëpër shkolla (p.sh. mbrëmjet prindërore) dhe në institucione të tjera në gjuhë të ndryshme
- Arsimimi i mëtejshëm i ndërmjetëseve dhe ndërmjetësve ndërkulturorë për tema të ndryshme në fushën e parandalimit të varësive dhe të nxitjes shëndetësor
- Publikimi i materialit të shkruar informativ si dhe puna me publikun (artikuj, emisione radiofonike) në gjuhë të ndryshme
- Mbështetja në çështje varësie në gjuhë të ndryshme përmes projektesh vetanake si dhe ndërmjetësimi i ekspertëve dhe burimeve informative – për popullsinë migracionale si dhe për institucione dhe ekspertë me ose pa profil migracional
- Zhvillimi i mëtejshëm ose inicimi i projekteve në bashkëpunim me organizata migracionale dhe/ose qendra profesionale, sidomos nga lëmi i parandalimit të varësive
Temat
Në lëmin Parandalimi i varësive FISP u përkushtohet para së gjithash temave në vijim:
- Kompetenca të përgjithshme prindërore: Parandalimi primar – Informacione dhe këshilla për prindër të fëmijëve të vegjël dhe të rritur
- Alkooli
- Interneti
- Medikamentet
- Duhani
Në lëmin Shëndetësia FISP përpunon temat në vijim:
- Informacionet për sistemin shëndetësor zviceran në bazë të Udhërrëfyesit shëndetësor të Zvicrës
- Ushqimi dhe lëvizja përgjithësisht
- Informacionet prindërore: ushqimi dhe lëvizja për fëmijë
Për të përmbushur detyrat e veta, FISP bashkëpunon me organizata migrantesh dhe migrantësh, ndërmjetës dhe ndërmjetëse ndërkulturore si dhe me institucione nga lëmi i arsimit, shëndetësisë, punës sociale, migracionit dhe integrimit.