Nxitja shëndetësore
Projekti ZüMEB
Informacione për temat e ushqimit dhe lëvizjes për fëmijë deri në moshën e shkollës fillore
Projekti i Cyrihut për ushqim dhe lëvizje (Zürcher Migrationsprojekt für Ernährung und Bewegung, ZüMEB) ka për synim të sensibilizojë popullsinë migracionale lidhur me ushqimin e shëndetshëm dhe ndikimin e lëvizjes në peshën e shëndetshme trupore të fëmijëve. Një rëndësi të veçantë me këtë rast do të ketë ndërmjetësimi i informacioneve tek prindërit nga fëmijët e moshës parashkollore dhe të shkollës fillore. Projekti do të implementohet në kuadër të programit aksional "Leichter leben - gesundes Körpergewicht im Kanton Zürich".
Projekti ZüMPG
Informacione për temën e shëndetit psikik të fëmijëve dhe të rinjve
Projekti i migracionit i Cyrihut për forcimin e shëndetit psikik tek fëmijët dhe të rinjtë (Zürcher Migrationsprojekt zur Stärkung der psychischen Gesundheit bei Kindern und Jugendlichen, ZüMPG) ka për qëllim, të zgjerojë dijet e migranteve dhe migrantëve në lidhje me shëndetin psikik të fëmijëve dhe të prindërve (të tyre). Projekti përfshin aktivitete informimi dhe diskutimi si dhe stenda informacioni, reportazhe në mediet (mediet e printuara, portalet online, podcasts, radiot lokale) dhe shpërndarjen e synuar të materialeve për temën. Me këto aktivitete popullsia migrante e Cyrihut duhet të sensibilizohet, motivohet dhe të aftësohet, që të forcojë shëndetin psikik të anëtarëve të saj të familjes.
Projekti VIA
Informacione për sistemin shëndetësor zviceran në bazë të udhërrëfyesit shëndetësor të Zvicrës
VIA janë veprimtari interaktive informuese dhe sqaruese lidhur me Sistemin shëndetësor zviceran dhe mbi tema të zgjedhura të nxitjes shëndetësore për migrante dhe migrantë. Në bazë të informacioneve të përfituara do të zgjerohen kompetencat shëndetësore të pjesëmarrësve dhe do të përmirësohet kësisoj edhe pozita e tyre brenda sistemit shëndetësor. Veprimtaritë informative do të realizohen nga moderatore dhe moderatorë të kualifikuar me profil migracional. Afishja VIA