Projekti ZüMPG – Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve

Projekti ZüMPG (Zürcher Migrationsprojekt zur Stärkung der psychischen Gesundheit von Kindern und Jugendlichen) dëshiron t’i zgjerojë njohuritë e migranteve dhe migrantëve mbi shëndetin mendor të fëmijëve dhe prindërve. Projekti përmban aktivitete informimi dhe diskutimi, stenda informacioni, kontribute në media të ndryshme (si mediat sociale, gazetat, platformat online, podcasts dhe radiot lokale) si dhe shpërndarjen e pikësynuar të materialeve mbi këtë temë. Me këto aksione ne dëshirojmë t’i sensibilizojmë, motivojmë dhe aftësojmë migrantet dhe migrantët në kantonin e Cyrihut për të forcuar shëndetin mendor të anëtarëve të familjeve të tyre. Projekti është pjesë e programit kantonal të aksionit "Psychische Gesundheit" (Shëndeti mendor).

Aktivitete

FISP ofron aktivitete informimi dhe diskutimi për temat që qëndrojnë më poshtë. Për shkak të informacioneve të marra, prindërit me histori migrimi e dinë pse shëndeti mendor është i rëndësishëm. Ata janë në gjendje të forcojnë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre dhe të mbeten vetë të shëndetshëm mendërisht.

Aktivitetet e informimit kryhen nga persona të kualifikuar ndërmjetësues ndërkulturorë, kryesisht në grupe ose organizata të migranteve/migrantëve, zakonisht në gjuhën e tyre amtare.

Temat:

Prindër të fortë – fëmijë të fortë. Shëndeti psikik në familje
Kur njeriu gëzon një shëndet të mirë psikik, mundet t’i përballon më lehtë ballafaqimet jetësore? Si munden prindërit të forcojnë shëndetin e vet psikik? Si munden ata ta forcojnë shëndetin psikik të fëmijëve të tyre dhe me këtë ta mbështesin edhe zhvillimin e tyre?
Entspannung
Mundësi mësimi për fëmijë deri 4 vjeçarë
Mbështetja e hershme është e rëndësishme për rritjen e shëndetshme të fëmijëve për të evituar probleme të mëvonshme. Cilat mundësi mësimi në përditshmëri mund të ju ofrojnë prindërit dhe personat kujdestarë fëmijëve?
Kika

Grupimet e synuara dhe cilësimet
Aktivitetet iu drejtohen migranteve dhe migrantëve, veçanërisht prindërve. Vende të mundshme të zhvillimit / konfigurime janë:
Shoqata, organizata dhe grupe informativë të migranteve dhe migrantëve, vende të takimit, projekte integrimi, shkollat e gjuhës, qendra takimesh si dhe organizata dhe institucione sociale nga fushe sociale dhe e arsimit.

Podcasts

Prindër të fortë – fëmijë të fortë. Shëndeti mendor në fëmijërinë e hershme
Pjesa 1: Çfarë do të thotë 'shëndeti mendor'?
Rëndësia e shëndetit mendor për zhvillimin e fëmijëve
Këshilla për të forcuar shëndetin mendor të fëmijëve nga mosha 0-4 vjeç

Pjesa 2: Këshilla për situata të vështira

Mädchen schaut böse

TOP

Materialet

Ti forcojmë fëmijët Ti forcojmë fëmijët. Këshilla për prindër të fëmijëve deri 4 vjeç, në 11 gjuhë
Kleinkinder stärken Kjo është mënyra se si fëmija im bëhet mendërisht i fortë! Këshilla për prindërit e foshnjave dhe të fëmijëve nën 4 vjeç, në 11 gjuhë
Eltern stärken Kështu unë si nënë ose baba qëendroj e/i fortë shpirtërisht! Këshilla për prindër të ardhshëm - këshilla për prindër me bebe, në 11 gjuhë
Kinder schützen Forconi kompetencat - Mbroni fëmijët, në 13 gjuhë

TOP