Qëllimi ynë është t’u japim personave me biografi migracioni informacione dhe këshilla për jetën e tyre të përditshme:
- Ku ka rreziqe për shëndetin e të rriturve dhe fëmijëve?
- Si mund të njoh sjelljet me rrezik që herët? Kur duhet të veproj?
- Çfarë mund të bëj sot vetë për të mbetur i/e shëndetshëm edhe në të ardhmen? Si mund t’i mbështes fëmijët (e mi) dhe të tjerët?
- Ku mund të gjej ndihmë/mbështetje/këshillim profesional?
- Cilat janë pikat e mia të forta personale dhe kush mund të më mbështesë?