Gjermanisht (dhe gjuhë të tjera) / Shqip / Boshnjakisht-Kroatisht-Serbisht / Anglisht / Frëngjisht / Portugalisht / Spanjisht / Tamilisht / Turqisht
Oferta për migrante dhe migrantë
Për t’i plotësuar detyrat e saj FISP bashkëpunon me ndërmjetëse dhe ndërmjetës ndërkulturorë, organizata të migranteve dhe migrantëve si dhe institucione nga fushat e arsimit, shëndetit, çështjeve sociale, migrimit dhe integrimit.
Në mesin e ofertave të FISP hyjnë:
Aktivitete informimi dhe diskutimi
në shoqata, organizata dhe grupe të migrantëve, në qendra takimi dhe në gjuhë të ndryshme.
Aktivitetet zhvillohen nga ndërmjetësues ndërkulturorë të trajnuar, kryesisht në grupe ose organizata të migrantëve dhe zakonisht në gjuhën amtare të pjesëmarrësve.

Madhësia e grupit: 8 – rreth 20 të rritur
Kohëzgjatja: 90–120 minuta
Infrastruktura e nevojshme: Sallë me vende për ulje për pjesëmarrësit
Janë të mundshme edhe aktivitete online. Për këtë, të gjithë pjesëmarrësit kanë nevojë për qasje në internet dhe mundësisht një laptop ose tablet.
Aktvitetet janë falas për pjesëmarrësit!
Shpërndarje e synuar e materialeve informuese në shumë gjuhë
A keni interes për një aktivitet të tillë? Apo dëshironi të porosisni materiale informuese nga ne (në Kantonin Cyrih)? Ju lutemi na kontaktoni për të diskutuar më shumë detaje.
/ +41 43 960 01 60
Oferta digjitale:
Ofertat tona digjitale mund të përdoren nga të gjithë në çdo kohë, pa pengesa hyrjeje.
- Podkaste në shumë gjuhë
- Video në shumë gjuhë
- Postime në rrjete sociale – p.sh. në tetë faqe Facebook-u, disa kanale në YouTube dhe në Soundcloud

Temat
Në fushën e parandalimit të varësive FISP merret kryesisht me këto tema:
- Forcimi i kompetencave jetësore dhe faktorëve mbrojtës
- Mënyra e të sjellit me të hollat
- Mediat digjitale (celular, internet)
- Alkooli
- Medikamentet
- Duhani
Në fushën e shëndetit FISP përpunon temat në vijim:
- Ushqyerja dhe aktiviteti fizik në përgjithësi
- Informacione për prindër: ushqyerja dhe lëvizja e fëmijëve
- Shëndeti mendor i fëmijëve, të rinjve dhe prindërve të tyre