Forcimi i kompetencave të jetës dhe faktorëve mbrojtës
Kur fëmijët mësojnë herët se si të sillen me situata të ndryshme, kjo ka një ndikim pozitiv në të gjithë jetën e tyre.
Ka gjëra që i bëjnë fëmijët të fortë dhe i ndihmojnë ata të përballen me situata të vështira. Këto janë, për shembull, një ndjenjë e fortë e vetëvlerësimit, vetëbesimi dhe aftësi të ndryshme si komunikimi, grindja, të mund të zgjidhë probleme dhe shumë të tjera. Këta faktorë mbrojtës i mbështetin fëmijët kur ata përballen me sfida.
Aktivitete
FISP ofron aktivitete informimi dhe diskutimi për temat që qëndrojnë më poshtë. Qëll imi ështe forcimi i kompetencave të jetës dhe faktorëve mbrojtës tek fëmijët
Aktivitetet e informimit kryhen nga persona të kualifikuar ndërmjetësues ndërkulturorë, kryesisht në grupe ose organizata të migranteve/migrantëve, zakonisht në gjuhën e tyre amtare.
Si munden prindërit të mbështesin dhe të nxisin në jetën e përditshme hapat mësimorë të fëmijës dhe zhvillimin e tij të shëndetshëm? Fëmijët gjatë lojës zbulojnë botën që i rrethon. Fëmijët që në zhvillimin e tyre mbështeten dhe nxiten qysh herët, më vonë kanë më pak probleme, psh. në shkollë.
Ku kanë nevojë për kufij, si një masë mbrojtëse dhe orientuese, fëmijët dhe të rinjtë që janë duke u rritur në shoqërinë moderne të konsumit? Ku kanë nevojë për hapësirë të lirë dhe për mbështetje me qëllim që të zhvillojnë vetëbesimin dhe vetëpërgjegjësinë?
Në familje, në çerdhe, në kopshtin e fëmijëve, në shkollë, në kohën e lirë, fëmijët ndonjëherë ndeshen me rregulla, vlera dhe modele marrëdhëniesh pjesërisht të ndryshme. Kjo për ta ndonjëherë mund të jetë çoroditëse dhe shumë e mundimshme. Filmi tregon për prindërit e fëmijëve të të gjitha grupmoshave, se si mund t’i ndërlidhin në jetën e përditshme botët në të cilat rriten ata.
Filmi tregon se si prindërit dhe kujdestarët tjerë mund t’i forcojnë dhe mund t’i mbështesin fëmijët në një rritje të shëndetshme. Faktorë të rëndësishëm që ofrojnë mbrojtje kundër varësive janë p.sh. forcimi i vetëbesimit, vendosja e rregullave obliguese dhe një atmosferë e mirë familjare etj.
Mbështetja e hershme është e rëndësishme për rritjen e shëndetshme të fëmijëve për të evituar probleme të mëvonshme. Cilat mundësi mësimi në përditshmëri mund të ju ofrojnë prindërit dhe personat kujdestarë fëmijëve?
Sa më herët që nje fëmijë të mësojë të merret me paratë, aq më tepër ai do i evitohet varësisë nga blerja apo grackave të borxheve. Çfarë duhet të dinë prindërit, që fëmijët e tyre më vonë të zotërojnë trajtimin e parave? Cilat strategji apo këshilla i mbështesin prindërit në këtë çështje? Çfarë rekomandime ekzistojnë në lidhje me para xhepi? Si mund ta llogarisni buxhetin?
Në të gjitha familjet ndodhin konflikte. Çfarë nevojitet, me qëllim që të mund të përballet mirë me konfliktet pa u përshkallëzuar situata? Si mund të mbështesin prindërit fëmijët gjatë kësaj? Çfarë i ndihmon prindërit?
Grupimet e synuara dhe cilësimet
Aktivitetet iu drejtohen migranteve dhe migrantëve, veçanërisht prindërve. Vende të mundshme të zhvillimit / konfigurime janë:
Shoqata, organizata dhe grupe informativë të migranteve dhe migrantëve, vende të takimit, projekte integrimi, shkollat e gjuhës, qendra takimesh si dhe organizata dhe institucione sociale nga fushe sociale dhe e arsimit.