Medikamentet

Ndonjëherë është e rëndësishme të merren medikamente kundër ankesash të caktuara. Por nëse dikush ato i merr pa këshillim mjekësor ose në sasi shumë të mëdha, këto bëhen të rrezikshme. Kjo quhet abuzim me medikamentet. Kjo mund të çojë në një varësi. Përveç kësaj është e rrezikshme të merren medikamente bashkë me substanca të tjera si alkooli.
Shumë njerëz abuzojnë me medikamente. Prandaj është e rëndësishme të dini më shumë rreth rreziqeve dhe të silleni me përgjegjësi të plotë me medikamentet. Aktivitetet e FISP, podcasts dhe broshurat në gjuhë të ndryshme informojnë rreth këtyre temave.

Aktivitete

FISP ofron aktivitete informimi dhe diskutimi për temat që qëndrojnë më poshtë. Pjesëmarrësit mësojnë më shumë rreth rreziqeve të medikamenteve dhe marrin këshilla për një sjelle me përgjegjësi të plotë me medikamentet – për veten dhe për fëmijët e tyre.

Aktivitetet e informimit kryhen nga persona të kualifikuar ndërmjetësues ndërkulturorë, kryesisht në grupe ose organizata të migranteve/migrantëve, zakonisht në gjuhën e tyre amtare.

Temat

Benzo & Co: Rreth qasjes ndaj medikamenteve
Mjetet qetësuese, kundër dhembjes dhe gjumëndjellëse, nganjëherë janë të dobishme dhe të rëndësishme. Mirëpo ato mund të shkaktojnë edhe varësi. Çfarë duhet të dini që të mos bëheni i varur?
Tabletten
Medikamentet tek fëmijët dhe të rinjtë
Fëmijët nuk janë persona të rritur. Për këtë shkak medikamentet fëmijëve duhet t’u jepen me shumë kujdes. Informacione dhe këshilla për prindër për një qasje të përgjegjshme ndaj tyre.
Krankes Kind

Grupimet e synuara dhe cilësimet
Aktivitetet iu drejtohen migranteve dhe migrantëve. Vende të mundshme të zhvillimit / konfigurime janë:
Shoqata, organizata dhe grupe informativë të migranteve dhe migrantëve, vende të takimit, projekte integrimi, shkollat e gjuhës, qendra takimesh si dhe organizata dhe institucione sociale nga fushe sociale dhe e arsimit.

TOP

Podcasts

Benzodiazepinë
Pjesa 1: Rreziqet e ilaçeve të gjumit dhe qetësimit, alternativa pa potencial varësie
Pjesa 2: Benzodiazepinë: Varësia nga medikamentet, shenjat, pasojat dhe ndërprerja
Pjesa 3: Oferta ndihmëse në rast të një varësie nga medikamentet

Tabletten

Materialet

Schlaf- und Beruhigungsmittel Broshura "Medikamentet te fëmijët dhe të rinjtë: Qasje plotësisht e përgjegjshme në jetën e përditshme", në 15 gjuhë
   
Schlaf- und Beruhigungsmittel Broshura " Barnat gjumëndjellëse dhe qetësuese: Shmangia e varësisë", në 12 gjuhë
   
Schlaf- und Beruhigungsmittel Broshura "Mjetet qetësuese dhe gjumëndjellëse: Rreziqet", në 12 gjuhë

TOP

Vjegëzat

www.zfps.ch
Zürcher Fachstelle zur Prävention des Suchtmittelmissbrauchs

www.medi-info.ch
Schweizerische Medikamenten-Informationsstelle (SMI): Patientenberatung und Informationen. Beratungstelefon 0900 573 554 (1.49/Min.), Zeiten: Montag bis Freitag 08.00 bis 12.00 Uhr

www.compendium.ch
Arzneimittel-Kompendium der Schweiz: Verzeichnis aller in der Schweiz zugelassenen Medikamente.

TOP