Bartësi
Verein für interkulturelle Suchtprävention und Gesundheitsförderung (VISP) është bartës i Fachstelle für interkulturelle Suchtprävention und Gesundheitsförderung (FISP). Ai është një shoqatë në kuptimin e nenit 60 ff ZGB me seli në Cyrih. Fusha e veprimtarisë së "VISP" mbulon Kantonin e Cyrihut si dhe kantonet tjera deri në nivel konfederal.
Qëllimi i shoqatës është i definuar në statutin e shoqatës:
"VISP" ndërmerr aktivisht masa që shërbejnë në nxitjen e parandalimit të varësive, në nxitjen dhe në informacionin shëndetësor te migrantet dhe migrantët në Kantonin e Cyrihut, në kantonet të tjera deri në nivelin konfederal. Në këtë drejtim shoqata ndërmerr në veçanti:
- Bashkëpunimin me autoritetet dhe organizatat përgjegjëse në nivel bashkish dhe kantonesh
- Bashkëpunimin me organet dhe organizatat përgjegjëse në rrafshin gjithëzviceran.
- Bashkëpunimin me qendrat aktive për parandalim varësish në kantonin e Cyrihut në regjion dhe në tërë kantonin
- Bashkëpunimin me organizata të migrantëve dhe migranteve
- Bashkëpunimin me organizata qëllimesh të ngjashme
- Koordinimin e aktiviteteve përkatëse në Kantonin e Cyrihut
- Mbështetjen e përpjekjeve të nxitjes së përgjithshme shëndetësore dhe të integrimit social