Projekti ZüMEB – Ushqimi dhe lëvizja e fëmijëve
Projekti ZüMEB (Zürcher Migrationsprojekt für gesunde Ernährung und Bewegung) dëshiron të informojë migrantet dhe migrantët për këtë, se sa e rëndësishme është ushqyerja e shëndetshme dhe lëvizja e rregullt për shëndetin dhe peshën e shëndetshme të fëmijëve. Duhet të arrihen veçanërisht prindërit ë fëmijëve në moshën e kopshtit dhe të shkollës fillore. Projekti është pjesë e programit kantonal të aksionit "Ernährung und Bewegung"(Ushqyerja dhe Lëvizja).
Aktivitete / Podcasts / Video / Materialet
Aktivitete
FISP ofron aktivitete informimi dhe diskutimi për temat që qëndrojnë më poshtë. Në bazë të informacioneve të përfituara prindërit me profil migracional do të njohin ndërvarësitë midis ushqimit, lëvizjes dhe shëndetit dhe do të jenë në gjendje që të nxisin një mënyrë sjelljeje të shëndetshme ushqimore dhe lëvizore të fëmijëve të tyre.
Aktivitetet e informimit kryhen nga persona të kualifikuar ndërmjetësues ndërkulturorë, kryesisht në grupe ose organizata të migranteve/migrantëve, zakonisht në gjuhën e tyre amtare.
Temat:Kuptimi i ushqimit dhe pijes për shëndetin, kompozimi optimal i vakteve të drejtpeshuara, konsumi maksimal i rekomanduar i ëmbëlsirave për fëmijë, këshilla se si të bëhen të shijshme për fëmijët produktet e papëlqyera ushqimore, këshilla se si të bëhen "më të shëndetshme" produktet e gatshme, ide për një zierje të shëndetshme dhe blerje të arsyeshme.
Kuptimi i lëvizjes për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, nxitja ose ristimulimi i shtytjeve natyrore për lëvizje tek fëmijët, lëvizja në përditshmëri, shembuj dhe ide, rekomandime për lëvizje dhe ofertat për lëvizje brenda regjionit.
Grupimet e synuara dhe cilësimet
Aktivitetet iu drejtohen migranteve dhe migrantëve, veçanërisht prindërve. Vende të mundshme të zhvillimit / konfigurime janë:
Shoqata, organizata dhe grupe informativë të migranteve dhe migrantëve, vende të takimit, projekte integrimi, shkollat e gjuhës, qendra takimesh si dhe organizata dhe institucione sociale nga fushe sociale dhe e arsimit.
Podcasts
Pjesa 1: Rëndësia e lëvizjes për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve
Pjesa 2: Pasojat e mungesës së lëvizjes dhe rekomandime lëvizjeje
Pjesa 3: Këshilla lëvizjeje për fëmijë
Pjesa 1: Përse ushqyerja është aq e rëndësishme për shëndetin, zhvillimin dhe aftësinë vepruese të të rriturve dhe veçanërisht të fëmijëve? Çfarë do të thotë ushqyerje dhe pirje e shëndetshme?
Pjesa 2: Çfarë është e rëndësishme, në mënyrë që fëmijët ndërmjet moshës 4-12 vjeç të ushqehen shëndetshëm? Çfarë janë ‘Znüni’ [vakti pas mëngjesi] und ‘Zvieri’ [vakti pas dreke]? Çfarë mund të bëjmë ne si prindër, në mënyrë që fëmijët, ushqimet të cilat ata nuk i duan, t’i pëlqejnë me kalimin e kohës?
Pjesa 3: Sheqeri dhe yndyra: fshihen në shumë ushqime. Çfarë do të thotë kjo për ne dhe fëmijët tanë? Këshilla dhe truke për jetën e përditshme.
Video
Sheqeri nuk gjendet vetëm në ëmbëlsira. Sheqeri fshihet edhe në shumë artikuj tjerë ushqimorë. Pasi që njerëzit po lëvizin gjithnjë e më pak, konsumi i lartë i sheqerit çon deri tek shtimi i peshës, diabeti i tipit 2 dhe disa lloje kanceri. Si mundeni Ju të evitoni sheqerin e tepërt – për fëmijët Tuaj dhe për Ju?
Gjermanisht / Shqip / Boshnjakisht-Kroatisht-Serbisht / Anglisht / Italisht / Polonisht / Portugalisht / Rusisht / Spanjisht / Turqisht
Fëmijët kanë nevojë për shumë lëvizje - edhe në rast të motit të keq. Këshilla për prindër, se si mund ta mbështesin fëmijën e tyre gjatë kësaj.
Gjermanisht / Shqip / Portugalisht / Turqisht
Materialet
![]() |
Broshura „Disku ushqimor“, në 10 gjuhë |
![]() |
Broshura „Znüni-Tipps“ |
![]() |
Broshura „Lëvizja është jetë“, në 10 gjuhë |
![]() |
Broshura „Lëvizja është e shëndetshme - dhe është zbavitëse“, në 10 gjuhë |
![]() |
Broshura „Këshilla shëndetësore për familjet“, në 7 gjuhë |
![]() |
Broshura „Dhëmbët e qumështit na i ka dhënë natyra...“, në 11 gjuhë |





